PSG vendos çmimin për Mbappe: Asnjë euro më pak se 250 milionë!
Marca raporton se drejtuesit e PSG-së kanë vendosur çmimin që duhet paguar për Mbappe. Ai do të jetë 250 mln euro. Lajmi është konfirmuar edhe nga nëna e 24-vjeçarit, Faiza Lamary. Nuk dihet nëse Reali është i gatshëm të paguajë një shifër të tillë apo do duhet të presë qershorin e vitit të ardhshëm për ta siguruar falas.
Mbappe, i cili ka prishur çdo raport me kampionët e Francës, ka deklaruar se është i gatshëm të qëndrojë një vit në stol te PSG. Për të firmosur verën e ardhshme me “Los Blancos” si lojtar i lirë.
Goleadori është lënë jashtë ekipit për turneun e miqësoreve në Japoni si një presion për rinovimin e kontratës. Diçka që vështirë të ndodhë, pasi lojtari e ka ndarë mendjen për të mos firmosur kontratë të re me PSG-në.
Nëse shitet 250 mln euro, Mbappe do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Duke thyer rekordin 222 milionësh të shokut të tij të ekipit, brazilianit Neymar.
KOHA JONË SONDAZH

