PSG zgjedh trajnerin e ri, pritet vetëm zyrtarizimi
Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i Paris Saint Germain. Sipas asaj që raporton specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, palët kanë arritur një marrëveshje totale dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar.
E vetmja gjë që po e pengon zyrtarizimin është prishja e marrëveshjes mes PSG dhe Christophe Galtier. Palët janë duke negociuar për të gjetur një zgjidhje sa më parë, por ngjarjet e fundit me burgosjen e Galtier komplikojnë disi situatën.
Sakaq Enrique do të firmosë një kontratë që do ta mbajë lidhur me kryeqytetasit e Francës të paktën për dy sezone.
KOHA JONË SONDAZH

