Publikohet video e Neymar me të dashurën, braziliani mbrohet me këmbët lart (VIDEO)

Nuk kanë fund problemet për Neymar pas dëmtimeve me PSG në pjesën e dytë t sezonit.  Ylli brazilian u denoncua për përdhunim dhe agresion pak ditë më parë, nga një vajzë braziliane, e quajtur Najila Trinidade Mendes, e cila dha mbrëmë një intervistë për mediat në vendin amerikano-latin.

Braziliania tregoi se e kishte njohur Neymar nëpërmjet një komunikimi me mesazhe dhe se ylli i PSG-së i kishte paguar biletën për në Paris, si dhe hotelin ku do qëndronin.

“Ishte dëshira ime të kisha një raport seksual me të, por ai u tregua shumë agresiv dhe i dhunshëm. Tërësisht ndryshe nga njeriu me të cilin kisha folur me mesazhe. Filloi të më bëjë keq dhe më detyroi të reagoj për ta ndaluar”, tregoi Mendes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video, ku shfaqet ylli brazilian i PSG-së, Neymar, bashkë me Najila Mendes, në dhomën e një hoteli. Në momentet e fundit të videos, modelja braziliane reagon ashpër ndaj Neymar, i cili mbrohet duke i vënë këmbët në fytyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?