Pyetja/ Barça, Bayern, Liverpool: Ku do të shkojë De Ligt?

Interesi i Barcelona-s për talentin e Ajax Matthijs de Ligt dihet tashmë, por edhe Bayern Munich po ndjek prej kohësh 19-vjeçarin.

Gazeta spanjolle Sport raporton se bavarezët kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e kapitenit të Ajax.

Shifra e cila do të largonte qendërmbrojtësin nga klubi holandez thuhet të jetë rreth 60 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë lojtari, nëpërmjet një bisede me gazetarët, ka lënë të kuptohet se ai mund të transferohet te Liverpool, aty ku luan partneri i tij i kombëtares holandeze, Virgil van Dijk.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Van Dijk është një lojtar që ka grumbulluar shumë eksperiencë në kampionatet kryesore.”

“Ai më ka ndihmuar shumë te Holanda. Patjetër që mund të ndodhë që të luajmë së bashku edhe në të njëjtin klub.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?