Queiroz tërbohet me gjyqtarët: Rregullat nuk thonë se nuk merr të kuq vetëm se është Ronaldo

Carlos Queiroz nuk i ka kursyer kritikat pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Iranit. Portugezi, që luante kundër vendit të tij, tha se Ronaldo i shpëtoi ndëshkimit maksimal vetëm prej statusit të tij.

“Ishte e dukshme që e goditi me bërryl dhe duhet të ishte nxjerrë jashtë. Rregullat nuk thonë karton i kuq vetëm nëse nuk është Ronaldo apo Messi. Kemi futur sistemin VAR që ka kushtuar një pasuri, janë gjashtë njerëz që rrinë ulur para TV dhe shohin goditje me bërryl por thonë është karton i verdhë që të jenë të mbrojtur. Duhet të dimë kush e drejton këtë lojë dhe kush i merr vendimet sepse për momentin askush nuk merr përgjegjësitë.

Pas 37 vitesh në futboll nuk e kuptoj se si pesë gjyqtarë rrinë ulur në dhomë pa asnjë lloj presioni dhe nuk shohin atë që panë të gjithë”, është shprehur Queiroz.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?