Raiola sulmon keq Guardiolën: Një qenë frikacak, në Uemblei e shpëtoi Galiani

Mino Raiola nuk i kursen kritikat ndaj asnjërit që ka të bëjë me futbollistët që ai menaxhon. Këtë herë ai ka sulmuar ashpër Pep Guardiolën.

“Si trajner është fantastik, por jo si njeri është një frikacak, një qen: bëj si them unë, jo çfarë bëj unë. I tha Zlatanit të shkonte tek ai nëse do të kishte probleme, por më pas e injoroi dhe nuk e aktivizonte. Nuk e ka përshëndetur as kur e shitën. Ka bërë të njëjtën gjë me Maksuell, që është një djalë i mrekullueshëm, dhe unë i thashë Zlatan ta parkonte Ferrarin te vendi i trajnerit”, ka thënë menaxheri i njohur.

Raiola ka zbuluar edhe një prapaskenë lidhur me finalen e Champions League të 2011, kur Barça fitoi ndaj Junajtid: “Kam shkuar dhe e kam kërkuar në dhomat e zhveshjes të Uembleit, por më ndali Galiani. Një fat i madh për Guardiolen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?