FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rakitiç ka një premtim të çmendur nëse fiton Kroacia Kupën e Botës

Ivan Rakitiç ka premtuar se trofeun do ta bëjë tatuazh në ballin e tij, nëse Kroacia do të fitojë Kupën e Botës. Kombëtarja ballkanase do të përballet të dielën me Francën, në finalen e parë të saj në një Botëror, në Moskë. Mesfushori i Barcelonës Rakitiç sugjeroi se ai do ta përjetësonte suksesin e Kroacisë në një mënyrë të veçantë.

“Në ballin tim, kur u pyet nëse planifikonte një tatuazh, nëse Kroacia triumfon. Ka mjaft hapësirë, siç mund ta shihni, por së pari do të duhet të pyes gruan time. Sinqerisht, e kam këtë ndjenjë, se do të ketë qindra-miliona njerëz, që rrënjosen për ne. Kam pasur mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të katër anët e botës.

Kjo është një lojë historike, jo vetëm për ne, por për të gjithë ata që janë kroatë. Do të jemi 4.5 milionë lojtarë në fushë, ne do ta mbajmë njëri-tjetrin. E dimë që kjo është loja më e madhe e jetës sonë dhe duam të japim gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju vetëm duhet të shikoni pamjet që vijnë nga Kroacia. Ky gëzim i ndjerë nga njerëzit, që nga dita e parë, kur u nisëm për në Rusi, ishte i pabesueshëm. Nuk mund ta përshkruash dot me fjalë. Uniteti, krenaria, është e pabesueshme”, tha Rakitiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?