Ramadani: Nuk do të jetë e lehtë ndaj Moldavisë, ftojmë tifozët të na përkrahin

Ylber Ramadani ka folur sot në konferencë për mediat, në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Ndërsa iu përgjigjën interesit të gazetarëve, kuqezinjtë u shprehën optimistë se Shqipëria do t’ia dalë në të dyja sfidat dhe se e gjithë skuadra do të japë 100% në fushën e lojës për të marrë rezultatin pozitiv.

Në fjalën e tij, Ylber Ramadani tregoi edhe pikat e forta të Moldavisë, që janë studiuar shumë mirë nga kuqezinjtë, të cilët duket se dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e parë kundër Moldavisë – Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si do ta përballojmë Moldavinë? – Moldavia mbrohet shumë. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gol.

Në çfarë gjendje fizike je aktualisht? – Kam ruajtur fuqi, jemi profesionistë dhe jemi të përgatitur për çdo ndeshje. Akoma nuk ka mbaruar sezoni, kemi edhe këto dy ndeshje dhe pastaj do të marrim pushimet.

Sa e vështirë është Moldavia? – Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë.

Favoritë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe? – Në futboll nuk ka shumë favoritë. Në futboll duhet të hysh në ndeshje, të japësh maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen.

Ndryshe nga Polonia, çfarë do të bëjmë ndryshe ndaj Moldavisë? –  Në këtë ndeshje duhet të shënojmë gol dhe të marrim tre pikët.

Ju motivojnë deklaratat e trajnerit dhe lojtarët moldavë? – Normalisht, ne kemi ardhur këtu për të fituar ndeshjet.

Thirrja për tifozët – I ftojmë të gjithë tifozët anembanë Shqiptarisë të vijnë e të na përkrahin sepse me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë të fitojmë ndeshjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?