FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramadani reagon për hedhjen e fanellës: Ishte e papranueshme …

Mesfushori i kombëtares sonë, Ylber Ramadani u bë protagonist në ndeshjen eliminatore ndaj Moldavisë duke shënuar golin e dytë në minutën e dytë shtesë. Në momentin e festimit, ai hoqi fanellën dhe më pas e shkelmoi, një veprim që nuk është pritur mirë nga tifozët. Gjithsesi mesfushori sot ka vendosur që të reagojë me një mesazh në “Insta story”.

 

“Përshëndetje miq, ju falënderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së fanellës. Ju kërkoj ndjesë për hedhjen e fanellës, ishte një gjest i papranueshëm, por më besoni ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai në reagimin e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?