Ramos del kundër Iscos: Zidane ka besim tek ti sepse je i mahnitshëm
“Tek Reali nuk kam besimin që kam tek Spanja”. Kështu tha Iscopas tre golëshit kundër Argjentinës por këtë mendim nuk e ka kapiteni dhe mbrojtësi Sergio Ramos.
Kapiteni është i sigurt se Isco e Zidane kanë raporte të mira dhe se tekniku ka besim të madhe tek ai.
“Nuk jam i sigurt nëse ka ndonjë gabim këtu, unë nuk kam dëgjuar. Por, Isco është një lojtarë i mahnitshëm dhe atë e vlerëson Zidane. Ai vazhdon të këtë besim në të. Për mua, ai është një lojtarë shumë i rëndësishëm, si në Madrid ashtu edhe për Kombëtaren e Spanjës”, ka thënë Ramos.
KOHA JONË SONDAZH

