FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramos sherr me presidentin Perez: Më paguaj dhe largohem!

Eliminimi nga Champions League i Real Madrid është shoqëruar me diskutime të forta në shtëpinë e madrilenëve, teksa mësohet se ka pasur përplasje mes presidentit Perez dhe kapitenit Ramos. Presidenti i Los Blancos priti futbollistët në dhomat e zhveshjeve duke i qortuar për lojën zhvilluar.

Sipas gazetës spanjolle AS, ka pasur një diskutim të fortë, teksa ka përdorur dhe mbiemrin “i turpshëm”. Ramos ishte ndër të parët që reagoi ndaj bordit drejtues, pasi u cilësua si një ndër fajtorët e katastrofës. “Ju më paguani dhe unë po largohem”, tha kapiteni gjatë diskutimit.

“Unë kam dhënë gjithçka dhe kam thyer fytyrën për këtë fanellë, për këtë klub dhe madje për ju”, i ka thënë Ramos presidentit të madrilenëve. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?