Ramos: S’jemi dorëzuar për titullin, ndërhyrja ndaj Messit ishte …
Real Madrid është mposhtur nga Barcelona 1-0 në “Bernabeu”, duke i thënë në mënyrë indirete titullit kampion. Pas ndeshjes, ishte kapiteni i “Los Blancos” ai që foli për gazetarët.
“E kemi dominuar ndeshjen, por në futboll vlejnë golat. Sot kishim një mundësi të mirë, por nuk ishte e thënë. Duhet të urojmë Barça-n. Kemi luajtur dy ndeshje shumë intensive dhe pa pasur kohë për t’u rikuperuar siç duhet.
Lamtumirë titullit? Ata kanë bërë një hap të rëndësishëm. Është mëkat që distanca është kaq e madhe, por do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Gjithçka është e mundur.
Ndaj Messi-t ishte një ndërhyrje aksidentale. Nuk e bëra me dashje. Ai nuk e mori mirë, por çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”, deklaroi kapiteni i Realit.
KOHA JONË SONDAZH

