Rashica shkëlqen me dopietë në fitoren me “poker” të Werder Bremenit (VIDEO)

Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë. 22-vjeçari kosovar realizoi një dygolësh me shumë vlerë në fitoren 4-2 të skuadrës së tij, Werder Bremen, ndaj Schalke 04.

Një sukses me përmbysje ky i ekipit që drejtohet nga trajneri Kohfeltd, pikërisht falë Rashicës, që realizoi fillimit golin e barazimit 1-1 në minutën e 31-të, i shërbyer nga Kruse (takimin e kishte zhbllokuar më parë Embolo 26’), ndërsa në të 73-ën tregoi klasin e tij, duke shënuar golin e 3-1, teksa më parë Kruse kishte shënuar me penallti golin e epërsisë për vendasit.

Schalke mundi të kthente shpresat për të mos dalë pa pikë në minutën e 85-të me Embolo vetëm pak çaste pas zëvendësimit të Rashicës, por në minutat e mbetura Ëerderi u mbrojt mirë, madje shënoi edhe golin e 4-2 me Harnik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Milot Rashicën ky ishte goli i 6-të në këtë sezon të Bundesligës si dhe dygolëshi i dytë, pas atij të realizuar në fitoren e thellë 4-0 me Augsburgun.

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?