Reagon mesfushori i Vllaznisë: Turp, ishte Gilman Lika që e shpëtoi trajnerin!

Mesfushori i Vllaznisë, Erjon Vucaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku trajneri Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person me kapuç. Për 27-vjeçarin shkodran, kjo është një ngjarje e rëndë që ka turpëruar të gjithë Shkodrën. Vucaj tregon se ka qenë Gilman Lika dhe disa njerëz të tjerë që e kanë shpëtuar trajnerin.

“Jemi te tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rendë. Na ka turpëruar në dhe te gjithë Shkodrën. Si mund te luajmë futboll kështu. Deri kur duhet te vazhdojë ne ketë mënyrë. Nuk e dimë se kush e ka bere por kushdo qe te jete është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi më parë mendjen”, ka thënë mesfushori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?