Real bën gati 116 milionë euro për super talentin e Dortmundit

Borussia Dortmund ka nisur kërkimin për të gjetur një zëvendësues për Jadon Sancho për sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari anglez është një nga yjet e klubit gjerman dhe një nga talentet e reja më premtues në botën e futbollit. Kjo është arsyeja pse nga Anglia theksojnë se Real Madrid do të bëjë një tjetër ofertë për ta bindur që të shkojë në “Santiago Bernabeo”.

 

Dy sezone më parë klubi merengues ishte në garë për të, por ish-talenti i City-it vendosi që të transferohej në Bundesligë për të treguar vlerat e tij, teksa në Angli talentet e kanë të vështirë për të gjetur hapësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Dail Mail”, Real Madrid ka gati një ofertë prej 100 milionë paundësh, ose e kthyer në euro 116 milionë euro. Një transferim që do të kompletonte edhe më shumë skuadrën madrilene, pasi ka në dispozicion edhe lojtarë të tjerë të talentuar si Vinicius Junior dhe Rodrygo. PSG dhe Juventus janë dy skuadrat e tjera të interesuara për shërbimet e Sancho, por mesa duket Real Madrid është në avantazh në negociata. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?