Real Madrid dhe Milani bëjnë “paqe” në miqësore, Maignan pret penallti (VIDEO)

Real Madrid dhe Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Worthersee Stadion” në Austri.

Ancelotti dhe Pioli bën shumë eksperimente në këtë ndeshje duke aktivizuar thuajse të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Te Reali Bale dhe Isco nuk e shfrytëzuan si duhet shansin, ndërkohë që as Jovic si gjithmonë nuk arriti të linte gjurmë.

Në fundin e pjesës së parë uellsiani humbi një penallti, që u ndal mjaft mirë nga portieri Maignan i Milanit. Në krahun tjetër Giroud thuajse nuk rrezikoi në asnjë rast portën e Los Blancos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?