Real Madrid dhe United kërkojnë mbrojtësin e Interit
Lajme të rëndësishme për Interin që vjen nga Anglia, konkretisht nga gazeta The Independent. Sipas tabloidit britanik, Manchester United dhe Real Madrid kanë kontaktua Interin për informacione rreth Federico Dimarco, një futbollist që ka spikatur në ndeshjet e fundit në Champions League.
Për mbrojtësin e majtë, i cili shquhet për faktin se luan shumë në fazën sulmuese gjatë aksioneve, ka tentativa për ta rrëmbyer me një çmim të arsyeshëm.
Dimarco është një zgjedhje e parë për trajnerin Inzaghi, ndaj dhe vështirë se Interi do të heq dorë prej tij gjatë kësaj vere, por asgjë nuk mund të përjashtohet kur ka interesim nga dy nga klubet më të fuqishme në botë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

