Real Madrid e ka seriozisht për Neymar, i ofron 40 milionë euro në sezon
Klasikja e parë e sezonit në Spanjë luhet në muajin gusht, por jo në fushë. Real Madrid ka hyrë me prepotencë në garën për të rrëmbyer Neymar nga PSG, duke rivalizuar Barcelonën.
Interesimi i brazilianit për t’u larguar nga Parisi është i madh, ndërkohë që sipas mediave iberike, Perez i ka ofruar një kontratë me 40 milionë euro në sezon. Neymar preferon Barcelonën, por në rast largimi nga PSG nuk do t’i thoshte jo as Realit.
Sipas gazetës “Sport” ka pasur një telefonatë mes brazilianit dhe Zidane, teksa PSG preferon që më mirë ta shesë te Real Madrid se te katalansit, duke përfshirë edhe futbollistë si Bale apo Modric në tratativa.
Shumë më i komplikuar duket opsioni i tretë, një kalim i Neymar në Itali te Juventusi. Avantazhi është regjimi i ri i taksave, por nuk do të mjaftojë për të superuar ofertën e Real Madridit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

