Real Madrid humbet ndaj Valencias, i dorëzon vendin e dytë Atleticos (VIDEO)
Pasi humbi garën për titull me Barcelonën, tashmë Reali humbet dhe vendin e dytë, duke ia dorëzuar Atletico Madridit. Skuadra e “merengues”, u mposht 1-0 në “Mestalla” nga Valencia në javën e 35-të.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Diego Lopez që në pjesën e parë. Reali provoi te reagonte, por nuk do të arrinte që të gjente golin. Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë.
Gara për vendin e dytë mbetet e fortë, teksa në javën e 36-të, Reali pret Rayo Vallecanon, ndërsa Atletico do të luajë ndaj Espanyolit.
KOHA JONË SONDAZH

