Real Madrid kërkon t’i rrëmbejë Chelsea-t mbrojtësin e njohur në verë
Në ndeshjen e së mërkurës midis Real Madrid dhe Chelsea e vlefshme për fazën çerekfinale te Champions League drejtuesit e madrilenëve nuk ishin në stadium vetëm për të parë ndeshjen, por edhe për të vëzhguar nga afër Reece James.
Mbrojtësi i djathtë i kombëtares angleze ka shumë admirues përtej Londrës, por një nga admiruesit më të mëdhenj dhe që e kanë shprehur hapur është Real Madrid.
Bluve të Londrës” u duhet të shesin lojtarë ne verë për të balancuar financat dhe për këtë arsye rriten shanset që James të largohet. Në rast largimi të 23-vjeçarit, klubi londinez pret që të përfitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.
KOHA JONË SONDAZH

