FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid, largohet portieri Casillas te Porto, pas 16 vitesh

Iker Casillas arrin akord me Realin e Madridit për prishjen e kontratës dhe shihet vetëm një hap larg transferimit te Porto.

Drejtuesit e Los Blancos kanë pranuar të derdhin në llogarinë e portierit  34-vjeçar 12,5 milionë Euro për të prishur 2 vite kontratë që Casillas kishte me Real Madrid. Kalimi i futbollistit të kombëtares spanjolle në Portugali shihej vetëm si çështje orësh. Me Porton Casillas do të firmosë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër sezon nga e cila do të përfitojë rreth 3,5 milionë Euro në vit. Në 16 vite karrierë si profesionist me klubin merengues, Casillas ka fituar 18 trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?