Real Madrid ndalet ndaj Villarealit, Bale i “skuqur” s’i mjafton Zidane (VIDEO)
Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Villareal-it në transfertë. Nëndetësja e verdhë ishte një “kockë” e fortë për madrilenët, të cilët nuk u mjaftoi Bale me dy gola.
Vendasit do të kalonin të parët në avantazh që në minutën e 12-të me Gerard Morenon, futbollistin më të mirë në fushë për Villarealin. Në fundin e pjesës së parë Bale vendosi heshtjen duke shënuar pas një aksioni të bukur.
Nëndetësja e verdhë kaloi sërish në avantazh në minutën e 74-t me Moi Gomez, por sërish nuk do të arrinin që të ruanin rezultatin. Bale 4 minuta nga fundi e dërgon topin në cepin e portës. Në kohën shtesë, Bale u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve brenda minutës. Reali me këtë barazim arrin në kuotën e 5 pikëve pas 3 ndeshjeve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

