Real Madrid nuk i ndahet Dortmundit, kërkon një tjetër lojtar pas Bellingham

Real Madridi po kërkon elementë për të përforcuar repartin sulmues, pas katër largimeve, Asensio, Hazard, Diaz dhe Karim Benzema.

Pas zyrtarizimit të Bellingham, klubi spanjoll mund të kthehet sërish për të blerë te Borussia Dortmund. Adeyemi është një nga objektivat, pasi luajti 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Borussia Dortmund këtë sezon, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 6 asistime.

Megjithatë vlen të theksohet se Dortmund kërkon 80 milionë euro për sulmuesin, pasi shpenzoi 30 milionë për ta marrë nga Salzburgu një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?