FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid “pa frena” në merkato, pas Hazard vjen edhe Pogba

Me Eden Hazard që pret vetëm të prezantohet përpara tifozëve në “Santiago Bernabeu”, Reali Madridit është hedhur me të gjitha forcat në sulm për të bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. I dyti në listën e Zinedine Zidane është Paul Pogba dhe sipas të përditëshmes madrilene “Marca”, klubi “los blancos” ka përshpejtuar tratativat për të bindur Manchester United.

“Djajtë e kuq” nuk janë kundër largimit të mesfushorit francez, por as që kanë ndërmend të zbresin nga pretendimet financiare. Deri tani, opsionet e paraqitura nga Reali Madridit nuk kanë bërë punë dhe për këtë arsye Florentino Perez duhet të bëhet gati të firmosë çekun me 125 milion euro. Një tjetër shifër e çmendur pas asaj rekord që u shpenzua pët transferimin e Eden Hazard nga Chelsea. Por pas një sezoni zhgënjys, klubi madrilen nuk do të kursehet për të ndërtuar një skuadër që do të kthehet konkurruese në La Liga dhe Champions.

Po duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja “Marca” në numrin e saj të së martës, Paul Pogba pret me shumë entuziazëm kalimin te Reali Madridit. Madje, mesfushori ka kontaktuar edhe me Zidane, duke marrë siguritë e nevojshme edhe nga trajneri i skuadrës “merengues”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?