Real Madrid rigjen fitoren në La Liga, mund Rayo Vallecanon (VIDEO)

Reali i Madridit rikthehet në rrugën e fitoreve përballë Rayo Vallecanos. Skuadra merengues fitoi 2-1 ndaj rivalëve të qytetit në ”Santiago Bernabeu”.

Karim Benzema kaloi fillimisht në avantazh në minutën e 31-të, pas një asisti që do të merrte nga Valverde. Gjithsesi, Rayo nuk u dorëzua pas këtij goli dhe e rriti presionin në pjesën e dytë.

Raul de Tomas ishte autori i golit për skuadrën e Iraolës, një gol që krijoi përshtypjen që sfida do të mbyllej në ekuilibër të plotë. Por, Reali nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Në fundin e kohës së rregullt, Rodrygo mori një pasim të mirë nga Ceballos dhe goditi bukur në cepin e djathtë të portës, për të mos i lënë asnjë mundësi Dimitrevskit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, skuadra e Ancelottit ngjitet në kuotën e 74 pikëve, ndërkohë që Rayo mbetet në vendin e 11-të me 46 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?