FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid, Ronaldo dhe Higuain “jashtë kontrollit” në një ndeshje kontrolli

Ka raste që edhe lojtarët e mëdhenj nuk e ruajnë qetësinë dhe Cristinao Ronaldo është njëri prej tyre. Sulmuesi i Real Madrid ka patur reagimin e parë ndaj trajnerit të ri, Rafa Benitez.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një takim kontrolli gjatë seancës stërvitore të madrilenëve. Ronaldo ka shënuar 1 gol, i cili është anuluar nga Benitez. Ky vendim e ka nervozuar futbollistin, duke i folur ashpër trajneri, që po luante rolin e gjyqtarit.

Rafa Benitez e ka kaluar me të qeshur këtë ndodhi dhe më pas polemikat janë shuar. Asnjë mëri mes të dyve, të paktën në sytë e publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nervoz është shfaqur edhe argjentinasi Gonzalo Higuain. Sulmuesi i Napoli nuk ka pranuar që të fotografohet me një tifoz në Ibiza. Kjo ka sjellë reagimin e djaloshit, i cili e ka ngacmuar duke i thënë; Nuk di të shënon as një penallti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalët nuk janë pëlqyer nga sulmuesi që është nervozuar me tifozin. Skena është filmuar me telefon nga një person tjetër dhe Higuain e ka kërcënuar kuriozin që të fshijë viedon, ndryshe do t’i këpuste kokën. Video është publikuar nga gazeta spanjolle “El Mundo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?