Real Madrid zyrtarizon afrimin e super talentit turk, zbulon detajet e transferimit
Arda Guler është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Talenti turk, i cili në vendlindje thërritet me nofkën “Messi i Turqisë”, ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”.
Presidenti Florentino Perez fitoi rivalitetin e madh për 18-vjeçarin e Fenerbahces. Barcelona arriti akordin me klubin nga Stambolli, por dëshira e lojtarit ofensiv ishte kalimi te Reali.
20 milionë euro + 10 të tjera në formë bonusesh për Fenerbahcen, ndërkohë që familja e futbollistit fitoi një komision 20 milionë euro për firmën me Realin.
Fenerbahce ka mbajtur 20% të kartonit të mesfushorit të avancuar, i cili luan mirë edhe në krahun e djathtë të sulmit. Pavarësisht moshës së re, Arda Guler numëron 4 ndeshje dhe një gol me kombëtaren turke. Prezantimi i adoleshentit turk në “Santiago Bernabeu” do të bëhet të premten e 7 korrikut.
KOHA JONË SONDAZH

