Reali bën gati revolucionin, shet 8 yje për të arkëtuar 312 milionë euro
Real Madrid shpreson që të arkëtoj më shumë se 300 milionë euro gjatë kësaj vere. Ideja kryesore e klubit merengues është që të shiten të gjithë futbollistët që nuk bëjnë më pjesë e planeve të trajnerit Zidane, për t’i hapur rrugë një revolucioni të madh.
I pari që e ka derën e hapur është Gareth Bale, i cili mund të transferohet në Premier League për 80 milionë euro. James Rodriguez ndërkohë mund të transferohet në Itali për 60 milionë euro, ku e kërkon Juvja dhe Napoli. Mateo Kovaçiç pritet të rikthehet nga Chelsea dhe të shitet për 50 milionë euro.
Revolucionit nuk do t’i shpëtojnë as talentet si Marcos Llorente dhe Ceballos, për të cilët do të kërkohen nga 40 milionë euro. Mariano dhe Borja Mayoral ndërkohë nuk janë pjesë e planeve të Zidane dhe pritet të pasojnë Keylor Navas, i cili mund të lërë Bernabeon për 10 milionë euro. Në total, Real Madrid mund të përfitojë 312 milionë euro nga shitja e këtyre futbollistëve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

