Reali e ka seriozisht për Pogba dhe Neymar, Zidane e konfirmon
Reali i Madridit nuk ka e ka mbyllur merkaton, pasi po mendon për dy goditje të tjera të mëdha si Neymar dhe Paul Pogba. Edhe pse merkato në Angli është mbyllur, Djajtë e Kuq mund ta shesin francezin.
Në një intervistë për mediat pas miqësores ndaj Romës, trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane ka lënë gjithçka të hapur përsa i përket kalimeve të sulmuesit brazilian dhe mesfushorit francez në Santiago Bernabeu: “Deri në 2 shtator mund të ndodhë gjithçka, si për Neymar ashtu për Pogba, por tani duhet të përqëndrohem vetëm te lojtarët që kam në skuadër.
Zidane shkëputi edhe një mendim për dy lojtarë që janë nxjerrë në shitje nga Reali, Gareth Bale dhe James Rodriguez: “James është një lojtari i yni ashtu si edhe Gareth, por gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

