Reali fiton Kupën e Mbretit, Rodrygo mposht i vetëm Osasunën (VIDEO)

Real Madridi është fitues i Kupës së Mbretit për vitin 2023, teksa ka fituar 2-1 finalen kundër Osasunës. Ndeshja nis menjëherë me emocion, pasi Realit i duhen vetëm 2 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Vinicius Junior lëviz mirë nga e majta dhe fut një top në qendër për Rodrygon, i cili e dërgon topin në rrjetë.

Në fillimin e pjesës së dytë Lucas Torro, mposht gardianin e portës së Realit dhe vendos baraspeshën me një goditje të bukur nga distanca. Avantazhi zgjat shumë pak, pasi është sërish Rodrygo që kalon në avantazh Realin.

Sulmuesi brazilian përfiton nga një devijim në zonë dhe për të çuar topin në rrjetë e ka një lojë fëmijësh. Minutat e mbetura, prodhojnë disa raste, por Reali arrin të menaxhojë gjithçka në mënyrë perfekte. Reali fiton Kupën e Mbretit për herë të 20-të në historinë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?