Reali fiton me përmbysje ndaj Sevillas, vendos dopieta e Rodrygos (VIDEO)

Reali rikthehet në vendin e dytë, pas fitores 2-1 në fushën e Sevillas.  Në “Sanchez Pizjuan” takim u zhbllokua që në minutën e tretë nga Rafa Mir, i cili nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Courtois me një goditje të befasishme brenda zonës.

Më pas do të vinte reagimi nga Rodrygo që ekzekutoi saktë një goditjeje të dënimi, duke e lënë të palëvizur portierin Bono. Në të 69-tën, Rodrygo “vallëzon” mes mbrojtësve të Sevillas dhe shënon golin që përmbysi rezultatin në 1-2.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, ndërkohë që Acuna u ndëshkua me karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?