Reali fiton me “poker” ndaj Almerias, Benzema merr topin në shtëpi (VIDEO)

Ka qenë një mision i thjeshtë këtë fundjavë për Realin ndaj Almerias, duke arritur një fitore 4-2. Skuadra e Ancelottit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë falë një tripletë të shënuar nga Karim Benzema, i treti nga pika e bardhë. Në fundin e pjesës së parë, Marques shënoi për miqtë golin e parë.

Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, Rodrygo do të shënonte për Realin golin e katërt duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit në minutat e fundit. Almeria realizoi një tjetër gol me Lucas Robertone, por që do të vlente sa për statistika.

Reali ngiitet në kuotën e 68 pikëve pas 32 javësh, 8 më pak se Barcelona që luan sonte në mbrëmje. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?