Reali fiton mes “vërshëllimash” ndaj Levantes, panik në minutat e fundit (VIDEO)

Real Madrid ka arritur që të marrë një fitore shumë të vuajtur 3-2 ndaj Levantes në “Santiago Bernabeo”. Galaktikët dhuruan spektakël në 45 minutat e para, duke falur formës mjaft të mirë të Karim Benzema.

 

Në minutën e 25-të, Carvajal krosoi me të majtën për Benzema, i cili me një kërcim të bukur me kokë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Miqtë jo vetëm që nuk arrijnë të reagojnë, por pas 6 minutash, do të ndëshkoheshin sërish nga francezi, i cili kontrolloi topin dhe më pas e dërgoi për herë të dytë në rrjetë. Kujtojmë që ky ishte goli i katërt për Benzema gjatë këtij sezoni, duke u ngjitur në krye të golashënuesve. Në minutën e 40-të, skuadra madrilene shënoi edhe golin e tretë, duke hipotekuar kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi në fraksionin e dytë ekipi i Zidane u përgjum duke rrezkuar 3 pikët. Mayoral shënoi në minutën e 49-të, ndërkohë që Melero realizoi të dytin në minutën e 75-të për të vendosur në panik ekipin madrilen që u vërshëllye nga tifozët madrilen në minutat e fundit. Courtois ndërkohë bëri një pritje spektakolare duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?