Reali fiton në fund ndaj Osasunës dhe shkon 4 pikë larg nga Barça (VIDEO)

Real Madrid merr fitoren e dytë radhazi dhe afrohet tashmë në 4 pikë me Barcelonën kryesueses. Skuadra e Ancelottit mori një sukses 2-0 ndaj Osasunës në transfertë, një duel që nuk ishte aspak i thjeshtë.

Golat do të vinin vetëm në çerek-orëshin e fundit të ndeshjes. Valverde shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 78-të, pas një pasimi magjik nga Vinicius Junior.

Në shtesën e ndeshjes, Asensio si gjithmonë me të majtën e tij perfekt e dërgon topin në kuadrat duke vulosur shifrat. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?