Reali fiton pastër ndaj Celta Vigos, vendosin Asensio dhe Militao (VIDEO)
Real Madrid merr fitoren e radhës në kampionat, duke mundur pastër 2-0 Celta Vigon në duelin e javës së 30-të. Skuadra madrilene nuk do të kishte probleme në shtëpinë e saj.
Në minutën e 42-të pas një aksioni të bukur nga Vinicius Junior në krahun e majtë, braziliani shërben në zonë për Asension, i cili realizon me të majtën e tij të saktë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Reali do të dyfishonte avantazhin me Militaon, që do të realizonte një super gol me kokë pas zhvillimeve të goditjes së këndit. Skuadra madrilene ruan vendin e dytë me 65 pikël 8 më pak se Barcelona, që ka dhe një sfidë më shumë për të luajtur.
KOHA JONË SONDAZH

