Reali hidhet në sulm për Harry Kane, por kërkon një mendim dhe nga … Mourinho

Lamtumira e Karim Benzema ishte si një rrufe në qiell të hapur për Real Madridin, që shpresonte ta kishte në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Los Blancos tashmë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një sulmues të ri, një goditje të madhe, që të marrë të gjithë peshën e sulmit, njëlloj si sulmuesi francez në sezonet e fundit.

Objektivi numër një është Harry Kane, teksa sipas Defensa Central, Florentino Perez ka kërkuar mendimin e Jose Mourinhos para se të investonte një shumë prej 80 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri portugez, i vlerësuar nga presidenti i Blancos, ka drejtuar skuadrën e Tottenham për dy sezone, ndaj dhe e njeh mjaft mirë bomberin anglez. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?