Reali hidhet në sulm për yllin e Interit, harron Mbappe-n

Kylian Mbappe mbetet ëndrra e madhe, por e vështirë që të realizohet, ndërkohë që Lautaro Martinez mbetet opsioni më i realizuaeshëm pas largimit të Benzema.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, sulmuesi argjnetinas është një nga dëshirat e mëdha të Carlo Ancelottit, së bashku me një tjetër ish zikaltër, Achraf Hakimin, i cili aktualisht është pjesë e PSG-së.

28 gola të realizuara në çdo kompeticion, ku 21 kanë ardhur në kampionat, 3 në Champions, 3 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë. Janë statistika që kanë bindur skuadrën madrilene.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lautaro është i hapur për një transferim te Reali edhe pse drejtuesit zikaltër e shikojnë atë si të paprekshëm. Mediat spanjolle bëjnë me dije, se Lautaro dhe Hakimi janë dy kërkesat e vetme të Ancelottit për të përforcuar Realin sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?