Reali i bën Neymarit ofertën e paimagjinueshme
Braziliani Neymar është bërë objekt diskutimi me paraqitjen e tij në kampionatin Botëror, “Rusi 2018”.
26-vjeçari, po akuzohet nga të gjithë për stimulimet e panevojshme në fushën e lojës, madje kanë filluar ofendimet ndaj brazilianit.
Gjithsesi, Real Madridi vazhdon ta ëndërrojë këtë futbollist. Sipas TVE, Real Madridi ka formuluar një ofertë të çmendur për PSG-në.
Bëhet fjalë për 310 mln euro, teksa Nejmar do të përfitonte plot 45 mln euro në vit.
Kështu, duket qartë se ndoshta nuk do t’i rinovohet kontrata Ronaldos, që mund edhe të largohet, edhe pse një ofertë ende nuk ka ardhur zyrtarisht.
KOHA JONË SONDAZH

