FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali identifikon zëvendësuesin e Ronaldos, ofertë faraonike për Hazard

Eden Hazard mund të largohet gjatë kësaj merkato vere nga Chelsea.

Belgu shihet si lojtar kryesor që presidenti i madrilenëve, Florentino Perez po kërkon ta sjell në radhët e klubit, i cili pritet të bëjë revolucion në ekip.

Por, sipas gazetës amerikane “The Times” ekipi londineze është duke kërkuar një shumë të majme, që kap shifrat e 200 milionë funteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë shumë po e kërkojnë “The Blues” edhe për faktin se pas botërorit vlera e lojtarit është rritur pasi që ka marr titullin “Silver Ball”, si lojtari i dytë më i mirë në Kupën e Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Real Madrid është duke kërkuar me ngulm një zëvendësues të larguarit Cristiano Ronaldo, i cili tashmë është transferuar te italianët e Juventusit.

27-vjeçari deri më tani është paraqitur 208 herë në të gjitha garat për “Blutë” dhe ka shënuar 69 gola. 

Theksojmë se mesfushori ka kontratë të vlefshme edhe për dy vite me anglezët ndërsa kohët e fundit ka refuzuar ta vazhdoj marrëveshjen me Chelsean.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?