Reali lë jashtë ekipit James Rodrigez dhe Modric, Milani dhe Napoli ëndërrojnë

James Rodriguez, Gareth Bale dhe Luka Modric nuk janë ftuar nga trajneri Zidane për ndeshjen miqësore që Reali i Madridit do të luajë kundër austriakëve të Salzburg dhe menjëherë në Itali ka nisur të flitet sërish për një transferim të mundshëm të dy lojtarëve.

 

“AS” shkruan se mesfushori kroat nuk ka asnjë dëmtim apo problem sado të vogël fizik dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse këto janë zgjedhje teknike të trajnerit apo një lojtarët do të largohen nga Madridi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli prej kohësh është i interesuar për James Rodriguez, por negociatat u frenuan pas dëmtimit të rëndë të Asensios, ndërsa pas këtij vendimi të trajnerit ka nisur të flitet sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër është folur edhe për një transferim të mundshëm të “Topit të Artë” drejt Milanit edhe pse duket një lëvizje mjaft e vështirë, duke pasur parasysh kërkesat e lartë të lojtarit e faktit që kuqezinjtë janë jashtë Europës këtë sezon.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?