Reali merr “hak” ndaj United, gati t’i rrëmbejë objektivin kryesor në mesfushë
Një emër i ri për mesfushën e Real Madridit. Sipas asaj që raporton sajti spanjoll “Record”, klubi merengues ëndërron transferimin e Paul Pogba, por si alternativë ka edhe Bruno Fernandes.
Ky i fundit në fakt është shumë pranë transferimit te Manchester United, teksa prej ditësh është arritur një marrëveshje, por e ardhmja e francezit Pogba ka bllokuar gjithçka.
Sportingu i Lisbonës nuk heq dorë prej tij pa shifrën e 70 milionë eurove, ndërkohë që Reali duket se se është më i avantazhuar për faktin që ka marrëdhënie shumë të mira me agjentin e lojtarit, Jorge Mendez. Një transferim i mundshëm i Pogba-s në Madrid mund të sillte edhe kalimin e portugezit te United, por në të kundërt Reali është më i avantazhuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

