Reali mund dhe në “Bernabeo” Liverpoolin, vendos goli i Benzema (VIDEO)
Real Madrid konfirmohet si skuadra për t’u mundur në Champions League. Skuadra e Ancelottit fitoi dhe ndeshjen e kthimit kundër Liverpoolit,1-0 në “Bernabeo” duke siguruar kalimin në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-2.
Ishte një duel i bukur i mbushur me emocione në 45 minutat e para. Reali iu afrua shumë golit me Vinicius Junior, i cili do ta ndalej nga një mrekulli e Alisson, ndërkohë që pak minuta më pas braziliani falënderoi dhe shtyllën.
Në pjesën e dytë, skuadra e Realit gjeti golin e avantazhit me Benzema që finalizoi një aksion të bukur në minutën e 78-të, ku mbrojtja e Liverpoolit ishte e “përgjumur”. Në shtesë, Reali pretendoi për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Tsimikas por asgjë nuk do të akordoi nga arbitri kryesor.
REAL-LIVERPOOL 1-0
78’ Real Madridi kalon në avantazh në Bernabeo, duke mbyllur llogarit e kualifikimit. Benzema përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Liverpoolit duke e pasur të thjeshtë devijimin e topit në kuadrat.
14’ Reali i afrohet shumë golit me Vinicius Junior që shpërdoron një rast të artë shumë pranë portës, por portieri Alisson e ndal me një mrekulli
https://twitter.com/i/status/1636099166123196421
KOHA JONË SONDAZH

