Reali ndalet nga Vijareali, debuton edhe i biri i Zidane (VIDEO)

Zinedine Zidane bëri sot provat e fundit para finales së Champions League, trofe që të një javë më vonë do të kërkojë ta fitojë për herë të tretë radhazi. Në sfidën e fundit të kampionatit, transfertën ndaj Villarealit, tekniku francez zgjodhi të hedhë nga minuta e parë formacionin e tij më të mirë, përveç portës, të cilën ia kishte besuar të birit, që debutoi kështu zyrtarisht në La Liga.

Madrilenët dominuan totalisht në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin 0-2, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ulën ritmin, për t’iu ruajtur ndonjë dëmtimi të mundshëm. Ky fakt u shfrytëzua nga Villareali, që arriti të shënojë dy herë në portën e Zidanes dhe të barazojë rezultatin në 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?