FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali në avantazh të dyfishtë ndaj Levantes, super Benzema (VIDEO)

Real Madrid më në fund ka arritur që të zhbllokojë sfidën ndaj Levantes, madje duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës. “Galaktikët” po i falen formës fantastike të Karim Benzema, i cili ka shënuar dopietë brenda 6 minutave.

Në minutën e 25-të, Carvajal krosoi me të majtën për Benzema, i cili me një kërcim të bukur me kokë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Miqtë jo vetëm që nuk arrijnë të reagojnë, por pas 6 minutash, do të ndëshkoheshin sërish nga francezi, i cili kontrolloi topin dhe më pas e dërgoi për herë të dytë në rrjetë.

Kujtojmë që ky ishte goli i katërt për Benzema gjatë këtij sezoni, duke u ngjitur në krye të golashënuesve.  /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?