Reali nuk ndalet, talenti francez ndjek udhën e Jovic

Luka Jovic nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do të bashkohet me Realin e Madridit gjatë kësaj periudhe merkatoje.

Serbi nënshkroi me “Los Blancos” deri në vitin 2025, ndërkohë që spanjollët janë hedhur në sulm për një tjetër futbollist të vlefshëm për skemat e Zinedine Zidane. Sipas mediave spanjolle, më konkretisht “Marca”, Reali ka njoftuar se shumë shpejt do të ketë zyrtarizim të firmës edhe me Ferland Mendy.

Mbrojtësi i majtë do të largohet nga Lyon dhe Reali ka gati ofertën prej 50 milionë eurosh. Zgjatja e kontratës pritet të jetë deri në vitin 2025 dhe 21 vjeçari do të jetë një konkurent i fortë i Marcelo. E në këto kushte, drejtuesit spanjoll duhet të heqin dorë nga dy mbrojtësit e talentuar,  Sergio Reguilon dhe Theo Hernandez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas firmës me Mendy, nënshkrimi i radhës pritet të jetë ai i Eden Hazard. Transferimi i belgut nuk është finalizuar ende, por mund të konsolidohet së shpejti për rreth 120 milion euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?