FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali propozon shkëmbimin Isco-Suso me Milanin

Isco vijon të mbetet jashtë planeve të trajnerit Zidane edhe këtë fillim sezoni, duke bërë që talenti spanjoll të mendojë seriozisht për largimin nga “Bernabeo”. “Don Balon” raporton se Real Madrid ka vendosur që të heqë dorë nga futbollisti, duke marrë parasysh dhe faktin që James Rodriguez ka fituar edhe më shumë besim nga francezi.

 

Ideja e presidentit Perez, është që t’i propozojë Milanit një shkëmbim kokë më kokë me Suso-n e Milanit. “Kur ekipet më të mira në botë të ndjekin, është krenari”, ka thënë në një intervistë disa muaj më parë Suso. Një deklaratë që mund të thotë shumë për pranimin e ofertës së Realit, e cila në fakt kënaq të dyja skuadrat. Në skemën 4-3-1-2, Isco do të ishte ideal për Milanin e Giampaolo-s që po vuan shumë në këtë fillim sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?