FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali shmang turpin në fund ndaj Brugge, Atalanta humbet sërish (VIDEO)

Real Madrid vazhdon të vuajë në këtë sezon edhe në Ligën e Kampionëve. Los Blancos nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Club Brugge, duke komplikuar së tepërmi kualifikimin për në raundin tjetër.

 

Emmanuel Dennis do të bëhej protagonist në pjesën e parë duke shënuar dy gola. Mbrojtja madrilene ishte në gjumë total. Reali hidhet në sulm pas pushimit dhe ushtron presion ndaj belgëve. Në minutën e 55-të erdhi goli i parë i vendasve nga Sergio Ramos. Një gol që në fillim u dyshua për pozicion jashtë loje, por VAR e ka cilësuar të rregullt. Pas shumë tentativash, ishte Casemiro ai që shënoi golin e barazimit pak sekonda pasi kapiteni i miqve Vormer doli me karton të kuq nga fusha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta ndërkohë ka pësuar humbjen e dytë, pasi është mundur në “San Siro” 1-2 nga Shahktar Donesk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?