Reali turpërohej në fushë, nuk do e besoni ç’po bënte Ramos në tribunë

Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 1-4 nga Ajaxi në ‘Santiago Bernabeu’.

Skuadra holandeze, falë një paraqitje mbresëlënëse arriti të eliminonte kampionët në fuqi, për të kaluar në çerekfinale.

Sigurisht që një dozë faji në këtë humbje të Real Madridit  ka edhe kapiteni Sergio Ramos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramos, në ndeshjen e parë në Holandë ishte ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë, për të munguar në ndeshjen e kthimit, dhe për të qenë i gatshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e djeshme ai ndodhej në tribunë, ndërkohë gjatë zhvillimit të ndeshjes ka ndodhur diçka që tashmë do e vërë në shënjestër qendërmbrojtësin.

Teksa shikonte ndeshjen kundër Ajaksit, disa kamera po regjistronin dokumentarin e tij.

Pikërisht në një nga ditët më të zeza të Realit ndodh diçka e tillë.

Askush nuk e kish menduar eliminimin, sidomos me shifra të tilla. Vetë Ramos madje kishte preferuar të ndëshkohej me karton të verdhe dhe të priste çerekfinalet…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?