“Rebeli” Lenjani: Më vinte shumë inat, Panucci nuk është më shqiptar se unë

Ermir Lenjani është rikthyer në kombëtare dhe pas përplasjeve me Christian Panuccin, kur edhe lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja derisa ai të jetë trajner. Mbrojtësi ka sqaruar se ishte shumë i zemëruar që nuk ishte në listën e ish-trajnerit, ndërkohë që u shpreh i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij.

“S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuccin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. Se kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thoja në atë moment. Atë që ndodhi me Panuçin e kam shkruar te letra.

Takimi me Rejën? Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij. Mund të luaj në të gjitha pozicionet, thjesht për të kontribuar në skuadër. Kam luajtur edhe sulmues. E di trajneri. Sigurisht, mesfushor i majtë është pozicioni im ideal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Islanda? Si ekip janë shumë të fortë. Individualisht kanë dy tre futbollistë që luajnë në ligat e forta. Por, si grup janë të fortë. Jo individualisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e qershorit? Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskët, por për ne nuk është shumë problem nëse është tani apo në muajin mars”, deklaroi Lenjani.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?