Red Bull dominon provat zyrtare, Verstappen niset i pari ditën e nesërme në Bahrein

Red Bull e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë duke dominuar në provat zyrtare.  Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” pasditen e sotme në pistën e Sakhir, e vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1.

Piloti holandez dha kohën 1’29”708, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u klasifikua piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez.

Pra, një vijë e parë tërësisht e Red Bull me të dy pilotët e saj, duke lënë pas dy pilotët e Ferrari. I treti u rendit Charles Leclerc, që la pas shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?